AKTUALITET /

Donte të vriste veten në burg, kush është ish-kryebashkiaku që Fredi Beleri i shpëtoi jetën

Karamuço deklaroi në studio se Beleri ka një sjellje mjat të mirë në paraburgim si dhe i ka shpëtuar jetën një ish-kryebashkiakut që tentoi të vriste disa herë veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Shkruar nga B.SH
Donte të vriste veten në burg, kush është ish-kryebashkiaku
Fredi Beleri

Pas 13 muajsh beteja ligjore dhe vendimesh të njëpasnjëshme të drejtësisë shqiptare, Dhionisis Alfred Beleri u dënua me vendim të formës së prerë për korrupsion në zgjedhje.

I ftuar ditën e djeshme ‘Top Story’ për të folur për këtë vendim ishte profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Karamuço deklaroi në studio se Beleri ka një sjellje mjat të mirë në paraburgim si dhe i ka shpëtuar jetën një ish-kryebashkiakut që tentoi të vriste disa herë veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Grida Duma: Karamuço sot Beleri ndodhet në burg të sigurisë së lartë, sigurisë normale, ku është situata e tij sot dhe si do e vazhdojë dënimin e tij, si llogaritet dënimi?

Ervin Karamuço: Është në paraburgim, në mos gaboj në Fier. Madje ka raporte nga shërbimet penitenciare jo vetëm për sjelljen e tij të mirë, por i ka shpëtuar jetën një tjetër ish-përfaqësuesi vendor, i cili edhe ai vuan në paraburgim. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka dashur të vrasë veten dhe e ka shpëtuar Beleri. Një tjetër personazh i cili ka tentuar disa herë të vrasë veten brenda paraburgimit aktualisht.

Është mësuar se eksperti Ervin Karamuço e ka patur fjalën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici të cilin Gykata e Posaçme e Apelit e dënoi me vendin të formës së prerë me 4 vite e 6 muaj burg.

Donte të vriste veten në burg, kush është ish-kryebashkiaku
Safet Gjici
Poll