AKTUALITET /

Dosja “Plumbi i artë”/ Disa prej të pandehurve kërkojnë veçim të hetimeve (Pretendimet e tyre)

Disa prej të pandehurve kanë kërkuar veçim të hetimeve nga të akuzuarit e tjerë me pretendimin se nuk kanë kryer vepra kriminale aq të rënda.

Shkruar nga Versus
Dosja “Plumbi i artë”/ Disa prej të pandehurve
Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë zbërtheu ngjarjet kriminale të dosjes "Plumbi i Artë"

Pjesa më e madhe e të pandehurve në procesin “Plumbi i Artë”, kanë kërkuar veçim të çështjes nga pjesa tjetër, me argumentin se nuk kanë kryer vepra të rënda penale.

Në mesin e të pandehurve që kërkojnë veçim të çështjes janë Agim Gjini, Gentian Sharra e Ilirian Feçi, të cilët thonë se nëse çështja veçohet, ata kanë mundësinë të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Seanca e radhës u caktua me datë 28 qershor, ku trupa gjykuese do të shprehet për kërkesën e të pandehurve.

Në seancën e kësaj të premte,  të pranishëm në sallë ishin disa nga të pandehurit, mes të cilëve Nuredin Dumani, Besian Xhixha, Skerdi Tase, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Gentian Sharra, Ilirian Feçi, etj.

Dëshmitë e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë mbi ngjarje të ndryshme kriminale, tronditën opinionin publik dhe botën e krimit pasi shumë personazhe të njohur u shpallur në kërkim, mes tyre edhe ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj i cili që prej gushtit të vitit 2022 rezulton i zhdukur. Versus.al

Poll