AKTUALITET /

Dosja 'Plumbi i Artë'/ Xhuljan Hoxha: Vrasësi i Kastriot Kilës është Erion Alibeaj, jo Suel Çela! Qoli: Do vras veten. Jam shumë keq

Vazhdon marrja në pyetje e bashkëpunëtorëve të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Shkruar nga Versus
Dosja 'Plumbi i Artë'/ Xhuljan Hoxha: Vrasësi i Kastriot
Nuredin Dumani/ Erion Alibeaj

Teksa procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, nga avokatet e të pandehurve të tjerë, ka marrë fjalen Xhuljan Hoxha, nga kafazi i qelqtë.

Hoxha është shprehur se financuesi organizatori i vrasjes së Kastriot Kilës nuk është Suel Çela por Erjon Alibeaj.

Xhuljan Hoxha: “Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela”

Pas dëshmisë së Hoxhës, Alibeaj është shprehur se mediat duhe të bëjnë durim sepse sa të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij do të flas për gjithçka. Ai shton se janë thënë shumë të pavërteta dhe trillime. 

Erjon Alibej: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelën. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljan Hoxha: Unë do ha burgim të përjetshëm për fjalet e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty o Erion Alibej, ça të dogji ty tani?

Ndërs i pandehuri tjetër Petrit Qoli është shprehur se ka 3 vite në burg pa parë mbesat dhe gjithashtu bashkëshorten e tij me të cilën është marrëzisht i dashuruar. 

Petrit Qoli: Kam frikë se do vdes, kam një gjendër në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetsuese nuk më kanë bërë punë. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: