
Dy ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se SPAK kishte rënë pre e një sulmi kibernetik dhe se disa dosje janë hakeruar. Sot prokurori i posaçëm, Vladimir Mara teksa u pyet në komisionin për Nismat Qytetare u përgjigj duke thënë se nuk ka patur asnjë sulm të tillë dhe se vëmendja e institucionit në këtë aspekt ka qenë i shtuar për të ruajtur sistemet e IT-së.
"Sa i përket fondeve të parashikuara për laboratorë financiare mendojmë se për nevojat që kanë hetuesit financiarë, kemi kërkuar fonde të përshkruara në zëra të ndryshëm. Sa i përket hackerimit të sistemeve kompjuterike, nuk kemi pasur në dijeninë time problematikë. Nuk kam çfarë përgjigje të jap për këtë sepse nuk kemi pasur problematikë. Deri sot kur unë kam ardhur këtu nuk kemi pasur problematikë. Gjatë gjithë kohës është treguar një kujdes i shtuar për ruajtjen e sistemeve të IT duke updetuar programet më të sofistikuara pasi ndërhyrja në këto sisteme është problematik."- tha Mara. Versus.al
