
Vlorë- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar sasi kokaine që më pas do të shitej në zona të ndryshme të qytetit.
Në pranga kanë rënë Viktor Jaupaj 53 vjeç dhe Kujtim Metaj 37 vjeç, të dy banues në Fier. Pas hetimeve që zgjatën 4 javë, të arrestuarit u ndaluan teksa qarkullonin me një automjet në fshatin Novoselë. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën 400 gramë kokainë.
Ndërsa pas kontrollit në banesën e Viktor Jaupajt brenda një fuçie plastike u gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë. Këto drogëra kapnin vlerën e rreth 810 mijë eurove nëse shiteshin në treg.
Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Versus.al







