AKTUALITET /

Droni i "bën gropën" shoferave, gati 22 mijë gjoba në një javë. 40 në pranga

Mbi 6000 gjoba janë vendosur vetëm përtejkalim shpejtësie nga Policia Rrugore

Shkruar nga M.H
Droni i "bën gropën" shoferave, gati 22 mijë gjoba
Foto ilustruese

21 mijë gjoba, 56 leje drejtimi të hequra për tejkalim shpejtësie, 40 drejtues mjetesh të arrestuar. Ky është një pjesë e bilancit të një jave monitorim të kryer nga Policia Rrugore. Dronet në qarkullim nga Policia Rrugore, i ka "fikur derën" mijëra drejtuesve të automjeteve të kapur në shkelje. 


Sipas njoftimit të bërë nga Policia Rrugore, si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave, konstatohet se:

Janë pezulluar 156 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 21 593 masa administrative, nga këto:

- 6123 për shpejtësi tej normave të lejuara;

- 1345 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

- 1226 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

- 2105 për parakalime të gabuara;

- 290 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

- 111 për manovra të rrezikshme në rrugë;

- 229 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

- 9054 për parkim të gabuar;

- 1110 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për të mirën e tyre, të këmbësorëve dhe vendit./ Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: