AKTUALITET /

VIDEO/ Me delet dhe kosheret në krah, banorët shpëtojnë bagëtitë dhe bletët nga përmbytja

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me delet dhe kosheret në krah, banorët shpëtojnë

Banorët e fshatit Mbrostar në Fier, që banojnë pranë lumit Seman janë prekur nga përmbytja e cila u ka shkaktuar mjaftueshëm dëme.

Përveç banesave uji ka përmbytur edhe fermat e bagëtive dhe kosheret e bletëve, gjë e cila i ka detyruar banorët të marrin masa. Siç duket në video, një prej banorëve ka marrë delet dhe kosheret e bletëve në krah për ti zhvendosur në një vend të sigurtë që nuk ka uji.

Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve të shiut, prurjet e lumit vijojnë të jenë të larta, duke rrezikuar banesat e fshatit Mbrostar./Versus.al

Poll