Një ngjarje alarmante është raportuar në zonën e plazhit të Durrësit, ku tre fëmijë dyshohet se janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B., duke u lënë pa asnjë përkujdesje.
Sipas informacioneve, fëmijët ndodhen në kushte të vështira jetese, ndërsa banesa ku ata qëndrojnë është lënë pa mbikëqyrje. Situata ka ngritur shqetësim të madh te banorët e zonës, të cilët kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme për të miturit, duke alarmuar institucionet përgjegjëse.
Fqinjët bëjnë me dije se prej disa kohësh nuk kanë parë nënën e fëmijëve dhe nuk dihet as vendndodhja e saj, as arsyet që çuan në largimin e saj nga banesa. Ndërkohë, autoritetet pritet të ndërhyjnë për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve./ Versus.al

