
Një situatë e paralajmëruar edhe më parë është përsëritur sot në Durrës ku pak minuta shi kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit.
Pranë stacionit të Trenit dhe zonës së stadiumit, rrugët janë përmbytur totalisht, duke vënë në rrezik edhe qytetarët për shkak të pusetave të hapura.
Si pasojë e shirave të dendur, uji ka arritur në nivel aq të lartë sa makinat e kanë të vështirë të qarkullojnë dhe shoferët e kanë të pamundur të dalin prej tyre.
Një situatë e tillë është tashmë e shpeshtë në Durrës, ku pavarësisht paralajmërimeve dhe mungesës së pastrimit të kanalizimeve, pushteti lokal është krejt i shurdhër kur vjen puna në marrjen e masave. Versus.al







