AKTUALITET /

Dy fëmijë 9 vjeçarë dyshohet se i vunë flakën tregut në Shkodër

Zjarri që u desh 4 orë që të shuhej dogji 25 dyqane dhe 5 shtëpi

Shkruar nga a.b.

Dy fëmijë 9 vjeçarë dyshohet se i vunë flakën

Dy fëmijë 9 vjeçarë dyshohet se janë shkaktarët e zjarrit apokaliptik që u rregjistrua pasditen e së premtes në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës. Gjuhët e flakëve përpinë 25 njësi tregtare që ishin brenda tregut si 5 banesa që ishin në zonë.

Fëmijët, dyshohet se kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut të rrobavetë përdoruara, kur zjarri ju ka dalë nga kontrolli, duke shkatërruar gjithçka i doli përpara për disa orë.

Dy fëmijë 9 vjeçarë dyshohet se i vunë flakën

Janë dashur saktësisht 4 orë ndërhyrja nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ekipet nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Nga flakët një banore e zonës dhe dy zjarrfikës kanë shfaqur probleme si pasojë e zjarrit dhe morën ndihmë mjekësore në spital.

 

Poll