Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bashkë me një person tjetër.
Arrestimi është kryer në Shijak, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij.
Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit më 9 tetor me arsyetimin se do të kryente një ndërhyrje shëndetësore që do t’i pamundësonte angazhimin në politikë për 3 muaj dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur.
Çyrbaj akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ai mbante postin e drejtorit të hipotekës së Durrrësit.
Ishte deputeti demokrat Edi Paloka që bëri kallzim në SPAK në 2021 ku e akuzonte ish-deputetin për shpërdorim detyre pasi kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Njësoj në kallëzim pretendohej nga Paloka se javët e fundit të fushatës zgjedhore të 2021-it, Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë legalizime edhe kur nuk ishte më drejtor hipoteke me qëllim ndikimin në vullnetin e zgjedhësve./Versus.al







