AKTUALITET /

Ekstradohet nga Dubai, Amar Shkëmbi! Ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja

Shkëmbi akuzohet se ka koordinuar veprimet me personat e tjerë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit.

Shkruar nga Versus
Ekstradohet nga Dubai, Amar Shkëmbi! Ishte shpallur në kërkim
Fotomontazh: Amar Shkëmbi dhe momenti kur zbret në Rinas

Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Rinas, Amar (Dritan) Shkëmbi i cili u ekstradua nga Dubai pasi autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim si një prej personave të përfshirë në atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut) në 2019-ën.

Në vitin 2022, GJKKO i kishte caktuar arrest me burg Shkëmbit nën akuzat për veprat penale: tentativën për vrasjen e funksionarëve publikë (ish-prokurorin Ndoja), vrasja e Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit si dhe vrasja e mbetur në tentativë e Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut) i cili ndodhej në makinë me Ndojën në 2019-ën tek mbikalimi i Shkozetit. 

Gjithashtu i ekstraduari akuzohet për vjedhje e armëmbajtje pa leje. Në atentatin e ndodhur më 1 nëntor të 2019-ës ku u vra Andi Maloku ndërsa u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Rrumi i Shijakut, Amar Shkambi dyshohet se ka patur rolin e koordinuesit të veprimeve me personat e tjerë të përfshirë. Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë, Redjan Rraja, i dyshuar si një prej autorëve të atentatit. Versus.al

Poll