AKTUALITET /

Dyshohet se u përplas nga makina muaj më parë, 49 vjeçari gjendet i pajetë në Rrugën e Kombit

Shkruar nga Versus
Dyshohet se u përplas nga makina muaj më parë, 49 vjeçari
Trupi i pajetë i 49 vjeçarit

Një person i identifikuar si E.N 49 vjeç, është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të enjtje në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Shullaz. 

Mësohet se punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës pranë zonës ku ndahet aksi i Rrugës së Kombit me segmentin që të çon drejt Lezhës, kanë konstatuar një trup të pajetë në trafikndarëse.

Trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar, ndërsa dyshohet se viktima është përplasur nga një makinë muaj më parë dhe vetëm tani është bërë e mundur gjetja e tij. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Versus.al

Poll