AKTUALITET /

E priti teksa kthehej nga puna, dinamika e krimit në Korçë: 45 vjeçari i zuri pritë gruas dhe e spërkati me benzinë

Ngjarja ka ndodhur pak para se e reja të hynte në banesën ku jetonte me dy fëmijët.

Shkruar nga Versus
E priti teksa kthehej nga puna, dinamika e krimit në Korçë: 45
Bledar Trëndafili dhe Melisa Trëndafili

Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes tronditëse të ndodhur në Korçë pasditen e sotme ku 45 vjeçari Bledar Trëndafili tentoi të digjte me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili e cila është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Versus.al mëson se autori i kishte zënë pritë bashkëshortes së tij teksa kthehej nga puna dhe e spërkati me benzinë teksa po futej në banesën ku jetonte me dy fëmijët që pas kërkesës për divorc.

Pas aktit të rëndë, 45 vjeçari u arratis. Siç raportohet Bledar Trëndafili nuk pranonte të divorcohej nga 31 vjeçarja me të cilën ka dy fëmijë. Versus.al

Poll