Live Updates /

Tronditëse në Korçë, burri nuk pranon divorcin dhe i vë flakën gruas! E reja me djegie të shumta tek Trauma

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku 45 vjeçari Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes së tij Melisa Trëndafili. *Akti i rëndë ka ndodhur pak metra larg banesës ku Melisa Trëndafili po qëndronte pasi çifti ishin në proces divorci, gjë të cilën autori Bledar Trëndafili ende nuk e kishte pranuar. *Pasi përdori benzinën për t’i vënë flakën gruas, Bledar Trëndafili ia mbathi nga vendngjarja ndërsa 31 vjeçarja u dërgua në spitalin rajonal. Për shkak të djegieve të nivelit të lartë që kishte pësuar, e reja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar. *Për ngjarjen reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila tha se po mjekët po përpiqen të bëjnë maksimumin për të mjekuar 31 vjeçaren ndërsa bëri thirrje që policia të arrestojë autorin të cilin e cilësoi si “frikacak” duke kërkuar që të ndëshkohet maksimalisht.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
6 MUAJ ME PARE

Djegia e të resë nga burri i saj në Korçë, reagon Koçiu: U sulmua në mënyrë brutale nga një frikacak

Tronditëse në Korçë, burri nuk pranon divorcin dhe i
Melisa dhe Bledar Trëndafili, ministrja Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku 45 vjeçari Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes së tij Melisa Trëndafili me të cilën ishte në proces divorci.

Koçiu tha se po bëhet maksimumi për t’i ofruar një trajtim sa më të specializuar të resë e cila ka pësuar djegie të nivelit të lartë dhe aktualisht gjendet në spitalin e Traumës në Tiranë. Duke e cilësuar autorin si “frikacak”, ministrja kërkoi që autoritetet ta arrestojnë dhe t’i japin ndëshkim maksimal.

“Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.”, shkruan ajo.

Kur kanë kaluar më shumë se 5 orë nga ngjarja e rëndë, autori ende nuk është kapur nga forcat e policisë. 35 vjeçari e priti bashkëshorten e tij para hyrjes në banesë pasi ajo ishte kthyer nga puna dhe e spërkati me benzinë duke i dhënë flakën më pas. Dy fëmijët e vegjël të çiftit ishin brenda banesës. Pas aktit makabër, 45 vjeçari u arratis nga vendngjarja. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

E priti teksa kthehej nga puna, dinamika e krimit në Korçë: 45 vjeçari i zuri pritë gruas dhe e spërkati me benzinë

Tronditëse në Korçë, burri nuk pranon divorcin dhe i
Bledar Trëndafili dhe Melisa Trëndafili

Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes tronditëse të ndodhur në Korçë pasditen e sotme ku 45 vjeçari Bledar Trëndafili tentoi të digjte me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili e cila është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Versus.al mëson se autori i kishte zënë pritë bashkëshortes së tij teksa kthehej nga puna dhe e spërkati me benzinë teksa po futej në banesën ku jetonte me dy fëmijët që pas kërkesës për divorc.

Pas aktit të rëndë, 45 vjeçari u arratis. Siç raportohet Bledar Trëndafili nuk pranonte të divorcohej nga 31 vjeçarja me të cilën ka dy fëmijë. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Burri i vuri flakën gruas në Korçë dhe u arratis nga banesa, del FOTO e çiftit në proces divorci

Tronditëse në Korçë, burri nuk pranon divorcin dhe i

Versus.al ka siguruar fotografinë e Bledar Trëndafilit dhe gruas së tij të cilën 45 vjeçari e lyeu me benzinë dhe i vuri flakën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40.

Për shkak se ishin në proces divorci çifti jetonin të ndarë ndërsa mësohet se ka qenë Bledar Trëndafili ai i cili ka shkuar në banesën ku po qëndronte 31 vjeçarja Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

E reja ka pësuar djegie të nivelit të lartë në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Tronditëse në Korçë, burri lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën! Ishin në proces divorci

Tronditëse në Korçë, burri nuk pranon divorcin dhe i

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një grua është paraqitur në spital me djegie të shumta në trup.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se ka qenë bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili ai i cili e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Për shkak të djegieve të shumta që gruaja ka pësuar, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ndërsa bashkëshorti i saj ia mbathi nga banesa e 31 vjeçares pasi kreu krimin e rëndë. 

Mësohet se çifti kishte nisur procedurat e divorcit. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit. Versus.al

Poll