
Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar papritmas jetë gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar.
Anid Samir Hoxha, banues në Rahovec, humbi jetën më 14 korrik 2025, teksa po luante volejboll me shokët e tij në një plazh në Dhërmi.
Për të përcaktuar shkakun e vërtetë të ndarjes nga jeta, pritet të kryhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij./Versus.al







