AKTUALITET /

Vr*sja e Emiljano Ramazanit, kush është Klara që u çoi lekët autorëve? Tase: Na u ofruan 130 mijë euro

Shkruar nga Versus
Vr*sja e Emiljano Ramazanit, kush është Klara që u çoi
Emiljano Ramazani, i ekzekutuar në 2020-ën në Elbasan

Mes ngjarjeve kriminale të kryera prej tij dhe Henrik Hoxhës “ushtarit” të Nuredin Dumanit, Skerdi Tase rrëfeu edhe vrasjen e Emiljano Ramazanit në 2020-ën sapo ky i fundit kishte mbërrritur në shtëpi nga palestra.

Tase tha se për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, makinën ua kishte siguruar i penduari tjetër i drejtësisë Erjon Alibej ndërsa zbuloi se informacionet i merrte nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani.

“Pastaj vendosëm të mernim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Celën teksa po e ruanim njëher na u identifikua makina passat që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policise që u dha si targë e dyshimtë. Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohe shkonim përditë në Elbasan, perdornim makina me qira, makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 armë, 2 kallash 2 pistoleta, ditën e ngjarjes jemi nis herët për Elbasan, na vinin info nga Nuredini është në palestër është ketu është atje, ne palester sna u duk e pershtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e qëllova disa herë, në kokë dhe në qafë me pistoletë"- deklaroi Tase. 

Më pas Tase rrëfeu se me makinën që kishin marrë me qira ishin larguar nga vendngjarja drejt Tiranës, ndërsa arma e krimit u la në një vend të caktuar sipas porosisë së Nuredin Dumanit i cili kishte në plan të fajësonte dikë tjetër. Për vrasjen Skerdi Tase tha se lekët ua kishte sjellë një grua me emrin Klara duke mos zbuluar detaje të mëtejshme.

“Dogjëm makinën dhe u larguam me makinen me qira që kishim ardhur nga Tirana, i ramë nga rrogozhina, armen e krimit e lam në një vend rrugëes që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku per te akuzuar nje person tjeter. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen edhe pse sipas muabeteve na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjell nje grua, Klara, Henriku më tha emrin e saj"- shtoi ai në dëshminë e tij. Versus.al

Poll