Situata në Partinë Demokratike duket se është tensionuar pas përjashtimeve dhe vendimeve për riorganizimin e degëve lokale. Drejtuesit e PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë kanë shkuar në selinë qendrore në Tiranë për të kërkuar sqarime, duke pretenduar se shqetësimet e tyre nuk janë marrë parasysh.
Ata kanë kundërshtuar vendimin për shkrirjen e degëve, të ndërmarrë nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, duke e cilësuar atë si veprim arbitrar. Sipas raportimeve, takimi është shoqëruar me përplasje të forta mes palëve dhe tone të larta.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ka ndërhyrë kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili ka qetësuar debatet dhe ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje./Versus.al

