MAGAZINË /

Fituesi i Big Brother martohet me një dasmë të madhe në Prizeren

Shkruar nga Versus

Fituesi i Big Brother martohet me një dasmë të madhe në

Fituesi i spektaklit Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Rreze Kuçi, kanë kurorëzuar dashurinë me martesë mbrëmjen e djeshme.

Dasma u zhvillua në një nga restorantet luksoze të qytetit të Prizren, ku morën pjesë miq, familjarë dhe personazhe të njohura të skenës shqiptare.

Nusja shkëlqeu me fustan të bardhë, ndërsa Veseli me kostumin elegant.

Vesel Kurtishaj, përveç pjesëmarrjes në Big Brother, ka qenë gjithashtu pjesë e spektaklit “Dance With Me”, duke krijuar një karrierë në shoubiz ku ka fituar fansa në të gjitha trojet shqiptare.

Pas disa vitesh pauzë nga jeta publike, ai rikthehet në vëmendje jo vetëm me martesën, por edhe me karrierën e tij artistike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XL FILMS (@xl.films)

 

Poll