BOTA /

"Më vjen keq për ta...": Striptistja zbulon se ku po i shpenzojnë të gjitha paratë ushtarët amerikanë që nisen për luftë

Ushtarët e rinj shkojnë në klubin e striptizmit dhe thonë "po, do të argëtohemi", por në realitet duken të trishtuar dhe të dëshpëruar, tha Charm Daze në një postim në TikTok.

Shkruar nga Versus

"Më vjen keq për ta...": Striptistja zbulon se ku po i

Një striptiste në SHBA  zbuloi në një video që postoi në Tik Tok të dielën (29/3) se ditët e fundit gjithnjë e më shumë ushtarë të rinj , të cilët pritet të transferohen në fushën e betejës javën e ardhshme (me shumë mundësi në Iran), kanë vizituar vendin e saj të punës, duke shpenzuar të gjitha paratë e tyre.

Konkretisht, Charm Daze theksoi se ushtarët e rinj shkojnë në klubin e striptizmit dhe thonë "po, do të argëtohemi", por në realitet duken të trishtuar dhe sikur janë të dëshpëruar.

Ajo i përshkroi ata si të dëshpëruar dhe pranoi se kalimi i kohës me ta javën para misionit të tyre e bën të ndihet e trishtuar. "Të shohësh këta të rinj... më prek vërtet. Është tragjike", tha ajo, duke shtuar se disa prej tyre janë të sjellshëm dhe kaq të vegjël, si foshnje.

Daze tha se nuk dëshiron të përhapë asnjë dezinformatë rreth asaj se kur do të nisen për në misionin e tyre dhe se po fliste vetëm nga përvoja e saj në klubin e striptizmit.

Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë raportime se mijëra marins dhe ushtarë amerikanë po përgatiten për një mision tokësor në Iran, si pjesë e luftës në Lindjen e Mesme, e cila filloi më 28 shkurt./Versus.al

Tags:

charm daze

Poll