AKTUALITET /

'Jam shtatzënë dhe kam komplikacione', Gjykata e Posaçme vendos ndryshimin e masës së sigurisë për Ajola Xoxën

Xoxa nga sot do të jetë pa masën që është caktuar prej 12 shkurtit të 2025 si detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, teksa masa fillestare ndaj saj që zgjati dy ditë deri në rivlerësim, ishte arrest në shtëpi.

Shkruar nga Versus

'Jam shtatzënë dhe kam komplikacione', Gjykata e

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për ndyshimin e masës së sigurisë Detyrim paraqitje.

Xoxa nga sot do të jetë pa masën që është caktuar prej 12 shkurtit të 2025 si detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, teksa masa fillestare ndaj saj që zgjati dy ditë deri në rivlerësim, ishte arrest në shtëpi.

Shkak në argumentat e Xoxës për kërkesën e ndryshimit të masës është shtatzania teksa mësohet se ka patur komplikacione shëndetësore së fundmi.

Kërkesa e saj pranua nga treshja gjykuese e përbërë nga Engjëllushe Tahiri kryesuese, Elsa Ulli dhe Alma Kodraliu anëtare të cilat janë gjyqtare themeli në procesin ndaj Erjon Veliajt etj.

Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje e të ardhurave dhe mos deklarim dhe dosja tashmë ndodhet në gjykim në themel prej 9 shkurtit të këtij viti.Versus.al

Tags:

ajola xoxa

Poll