
Një trafik i rënduar dhe i pazakontë është regjistruar gjatë ditës së sotme në dalje të Tirana, duke shkaktuar vështirësi të shumta për drejtuesit e automjeteve.
Situata paraqitet problematike dhe kaotike për shoferët që udhëtojnë në autostradën Tiranë–Durrës , ku radha e mjeteve është zgjatur për disa kilometra dhe lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm.
Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e krijimit të këtij fluksi të pazakontë trafiku, ndërsa mbetet e paqartë nëse situata lidhet me punimet që po kryhen në këtë aks rrugor.
Autoritetet pritet të japin një reagim për të sqaruar rrethanat dhe për të orientuar qytetarët./Versus.al

