AKTUALITET /

E rëndë në Gramsh/ E mitura tenton vetëvrasjen pas shantazhit online, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Shantazhet dhe këcënimet e shumta e kanë çuar 17 vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetvrasjes

Shkruar nga M.H
E rëndë në Gramsh/ E mitura tenton vetëvrasjen pas
Foto ilustruese

Efektivët e policisë kanë shpallur në kërkim një 23-vjeçar në Gramsh, pasi shantazhonte një të mitur në rrjete sociale se do t’i postonte materiale që cenonin privatësinë e saj.

Shantazhet dhe këcënimet e shumta e kanë çuar 17 vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëvrasjes.

E mitura konsumoi një sasi të madhe medikamentesh mjekësore, por famtmirësisht me ndërhyrjen në kohë të mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi tregoi gjithçka në polici, se djali i bënte presion dhe e shantazhonte me mesazhe në rrjetet sociale, uniformat blu e shpallën në kërkim 23-vjeçarin me inicialet P.K, me banim në Gramsh./ Versus.al

 

Poll