
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së dielës në lagjen numër 12 në Korçë.
Një 61-vjeçar me inicialet D.ZH. është gjendur i pajetë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shtetasi D.Zh. ka pësuar një arrest kardiak, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit./Versus.al







