
Tiranë- Një 27 vjeçar me inicialet M.B është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
I riu është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- sqaron policia.
Ndërkohë një grup hetimor i policisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

