
Një 58-vjeçar me iniciale A.Sh ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim, teksa punonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën në afërsi të Liqenit të Thatë, Tiranë, rreth orës 13:20.
Punëtori ndërroi jetë në spital duke mos arritur t’iu shpëtojë dëmtimeve të marra.
Nuk ka ende ndonjë njoftim nëse ka patur mungesë të respektimit të rregullave të punës në kantier.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al







