Gjykata e Posaçme, i ka ndryshuar masën e arrestit, Enkeleda Bakallit, 46 vjeçares së arrestuar më herët për trafik droge nga Italia në Shqipëri.
Mësohet se këtë fundjavë, Bakalli është marrë sërish në pyetje nga ana e SPAK dhe më pas është vendosur ndryshimi i masës nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”.
Me vendimin e marrë nga gjykatësi Bibë Ndreca, Bakalli duhet të paraqitet në GJKKO 2 herë në muaj. Kujtojmë se Enkeleda Bakalli ishte në mesin e 14 të arrestuarve gjatë një operacioni të zhvilluar në shkurt të vitit të kaluar ku u godit një grup që trafikonte drogë nga Italia në Shqipëri. Versus.al







