AKTUALITET /

Edukatorja e dhunoi tre herë, reagon i ati i tre vjeçarit: Burri i saj më kërcënoi, nuk e shes gjakun e fëmijës tim

Lorenca Rrapa ka ndarë detaje të tjera që e rëndojnë këtë histori, duke treguar se edhe është kërcënuar nga bashkëshorti i edukatores kur ka mësuar se Rrapa do e denonconte.

Shkruar nga Versus

Edukatorja e dhunoi tre herë, reagon i ati i tre vjeçarit: Burri i

Babai I vogëlushit 3 vjeçar që u dhunua nga edukatorja Rudina Gërdani në një kopësht privat të Kryeqytetit ka rrëfyer sesi ka mësuar që djali i tij është dhunuar në ambientet ku e kishin dërguar.

Lorenca Rrapa ka ndarë detaje të tjera që e rëndojnë këtë histori, duke treguar se edhe është kërcënuar nga bashkëshorti i edukatores kur ka mësuar se Rrapa do e denonconte.

Por ai thotë se nuk mund ta shesë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.

“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.

Ndërkohë Gërdani është shpallur në kërkim nga Policia. /Versus.al/

Poll