AKTUALITET /

Ekstradohen dy anëtarë të Bandës së Durrësit, kunati dhe miku i Lul Berishës

Dervishaj dhe Meçaj janë ekstraduar nga Dubai ditën e sotme

Shkruar nga M.H
Ekstradohen dy anëtarë të Bandës së Durrësit,
Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku në një konferencë për mediat ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe se ndodhen në Policinë e Tiranës.

Dy shtetasit ishin në kërkim për atentatin e kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

'Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me SPAK. Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar nga operacione të fshehta policore. Ndodhen në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës. Në një nga vendet partnere është arrestuar Fabio Ballabani, pjesë e një grupi kriminal.'- tha Rrumbullaku.

Sa i takon Durim Bamit, kreu i Policisë së Shtetit tha se nuk është ‘liruar, por ka një lehtësim të masës së sigurisë’ në 'arrest shtëpie'.

Rrumbullaku theksoi se operacionet policore janë bërë në bashkëpunim me partnerët.

/ Versus.al

 

 

Poll