Gjatë konferencës për shtyp Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Pogradec.
Sipas tij ngjarja është referuar në Prokurori si vrasje me dashje por prokuroria ka kërkuar një masë tjetër, por që nuk ëhstë në tagrin e Policisë ta komentoj këtë çështje.
Rrrumbullaku: Shtetasi D.N pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes por fal reagimit në kohë u bë i mundur arrestimi i tij për veprën penale të vrasjes me dashje. E ritheksoj vrasje me dashje e rikrijuar nga Policia për organet e prokurorisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë. Nëse prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën Policia e Shtetit ka kryer arrestimin kjo është një çështje që as nuk na takon as kemi tagrin ta komentojmë./Versus.al







