AKTUALITET /

Ekzekutimi i rojes së pallatit në Vlorë, 8 të shoqëruar në polici! Zbardhet dëshmia e partneres

Shkruar nga Versus

Ekzekutimi i rojes së pallatit në Vlorë, 8 të shoqëruar

Bashkëjetuesja e Renato Hoxhajt, 58 vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në Vlorë, ka deklaruar se partneri i saj nuk ka pasur konflikte.

Ajo tha se i kishte dëgjuar të shtënat, por kishte menduar se ishin fishekzjarre. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 8 persona të cilët në dëshmitë e dhëna nuk kanë dhënë ndonjë detaj që mund të ndihmojë grupin hetimor për ngjarjen.

Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Dyshohet se autori hyri dhe doli tek rruga "Kuzum Baba" dhe një prej kamerave të sigurisë në një zonë të caktuar, e fiksoi të maskuar me shall e kapele. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: