AKTUALITET /

EMRAT/ Arrestohet shefi i krimeve në Gjirokastër dhe specialisti, shoferi i ish-drejtorit arratiset duke kërcyer mbi kangjella

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Arrestohet shefi i krimeve në Gjirokastër dhe specialisti, 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar shefin e krimeve në Policinë e Gjirokastrës, një specialist, një doganier dhe dy persona të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme, përfshirë shpërdorim detyre, kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Në pranga është vënë, shefi i krimeve Alfred Kondi, specialisti Xhavit Dine dhe doganieri Bledar Mustafaraj.

Ndërkaq, inspektori Feim Onjea, i cili deri dje ka qenë shoferi i drejtrit Ardian Çipa është arratisur duke kërcyer kangjellat rrethuese të godinës së ku ndodhet Policia e Gjirokastrës, thanë burimet nga policia.

Në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, të akuzuar për kontrabandë, Ilir Muho dhe Kleodor Kazo.

 

Njoftimi i AMP:

AMP ndalon dy punonjës policie, nje doganier, dy shtetas dhe shpall në kërkim një tjetër punonjës policie.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka zbatuar Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ndaj:

Kryekomisar A.K., me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’ dhe ‘Shpërdorim i autoritetit policor’ kryer në bashkëpunim.

N / Komisar XH.D., me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’ kryer në bashkëpunim.

Inspektor F.O., me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’ dhe ‘Shpërdorim i autoritetit policor’ kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.

Shtetasit B.M., me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, i dyshuar për veprave penale ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore’.

Shtetasi I.M., i dyshuar për veprat penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ kryer në bashkëpunim.

Shtetasi K.K., i dyshuar për veprat penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celularë.

Poll