AKTUALITET /

EMRAT/ Makina përplas për vde*je 45-vjeçarin në aksin Tepelenë-Memaliaj

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Makina përplas për vde*je 45-vjeçarin në aksin
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Tepelenë-Memaliaj.

Raportohet se 42-vjeçari Andi Jaupi, duke drejtuar makinën e tij, ka përplasur 45-vjeçarin Besmir Beta në rrugë, fatkeqësisht ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 18:00.

“Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, shtetasi Andi Jaupi 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Besmir Beta rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit./Versus.al

Poll