AKTUALITET /

EMRAT/ Masakra në Shkodër, policia reagon zyrtarisht: Dy të vdekur, dy në gjendje kritike për jetën

Policia ka dhënë detaje në lidhje me masakrën e Shkodrës të ndodhur mesditën e sotme. Sipas policisë 2 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Masakra në Shkodër, policia reagon zyrtarisht: Dy të

Hamza Lici dhe Flutura Basha janë deri më tani viktimat e masakrës së ndodhur në Dobraç të Shkodër.

Policia zyrtarisht thotë se Arlind Bushati dhe një qytetar tjetër, janë në gjendje të rëndë.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Versus.al

 

Poll