AKTUALITET /

EMRAT/ Me kokainë dhe pistoletë në makinë, arrestohen 2 persona në Durrës! Njërit prej tyre muaj më parë iu gjetën qindra fishekë

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Me kokainë dhe pistoletë në makinë, arrestohen 2
Mjeti me të cilin qarkullonin dy të arrestuarit

Durrës- Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës pasi u kapën teksa qarkullonin me armë dhe drogë dhe automjet.

Në pranga kanë rënë, Marsid Gjyzeli dhe Ylli Agasi. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë, dozë kokaine dhe 3 thika.

Ylli Agasi rezulton të jetë arrestuar edhe më parë nga policia e Durrësit pasi në shkurt të këtij viti iu gjetën në banesën mbi 770 fishekë luftarakë. Policia sekuestroi armën dhe drogën e gjetur në cilësinë e provës materiale. Versus.al

Poll