AKTUALITET /

EMRAT/ Tjetërsuan pronat përmes dokumentave false, arrestohen zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës së Durrësit. Lëshohen 12 masa sigurie

Aksioni ka bërë të mundur ekzekutimin e këtyre masave ndaj personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke shtetërore në duart e personave privatë.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Tjetërsuan pronat përmes dokumentave false, arrestohen

Prokuroria e Durrësit ka zhvilluar një operacion të zgjeruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke vënë në shënjestër një rrjet të shtrirë zyrtarësh, ish-zyrtarësh dhe personave privatë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.

12 masa sigurie u miratuan sot nga gjykata të cilat përfshijnë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Aksioni ka bërë të mundur ekzekutimin e këtyre masave ndaj personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke shtetërore në duart e personave privatë.

Lista e plotë

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje,  i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës"

Poll