
Një konflikt fizik ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
I plagosuri është identifikuar si Renato Leka, i cili dyshohet se është goditur me thikë në dorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kunës, ndërsa rrethanat dhe motivet e saj janë ende të paqarta.
Menjëherë pas ngjarjes, 30-vjeçari u transportua drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

