AKTUALITET /

Zbulohen 6 pika Exhange pa licencë në Berat, 4 persona në “arrest shtëpie”, 7 të tjerë “detyrim paraqitje”

Prokuroria e rrethit ka kërkuar ekzekutimin e 11 masave të sigurisë ndaj personave që administronin dhe punonin në subjekte financiare pa licencën përkatëse.

Shkruar nga Versus

Zbulohen 6 pika Exhange pa licencë në Berat, 4 persona në

Rreth 6 pika Exhange në qarkunn e Beratit janë identifikuar se ushtronin aktivitetin pa licencat përkatëse.

Prokuroria e rrethit ka kërkuar ekzekutimin e 11 masave të sigurisë ndaj personave që administronin dhe punonin në subjekte financiare pa licencën përkatëse.

Konkretisht, për 4 prej të dyshuarve është caktuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa për 7 të tjerë është vendosur masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".

Hetimet kanë zbuluar se 6 subjekte për transferta parash, ishin të shtrira në qytetet e Beratit, Kuçovës, Skraparit dhe Dimalit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto biznese, policia ka sekuestruar një 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paund dhe 110 franga. Gjithashu edhe, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.

Njoftimi i policisë

"DVP Berat/ Nga Seksioni për Hetimin e  Krimeve ekonomiko-financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Berat u ekzekutuan 11 masa sigurie.

4 masa sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 7 masa sigurie "Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.

Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare"., njofton Policia./Versus.al

 

 

Poll