Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Postribë-Prekal.
Personi në drejtim të të cilit është qëlluar me armë është identifikuar si shtetasi Çel Shabaj. Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, nga ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Arma është përdorur pas një konflikti të çastit.
Pas një kontakti midis mjeteve të tyre, ka pasur një debat midis Qel Shabajt dhe autorit të ngjarjes, i cili në gjaknxehtësi ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë.
Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë se autori i ngjarjes është vënë në pranga pas incidentit.
Ai është identifikuar si Kristian Kakia.
Shkodër/Informacion paraprak
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave "Shqiponja"
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







