AKTUALITET /

EMRAT/ Vrau babain dhe trupin ia hodhi në pus, pas 3 javësh e deklaroi të zhdukur

Krimi i rëndë brenda familjes mendohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe trupi pa jetë i 62 vjeçarit Enver Balla është gjetur pajetë në pus

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Vrau babain dhe trupin ia hodhi në pus, pas 3 javësh e deklaroi

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali dyshohet se ka vrarë babain. Krimi i rëndë brenda familjes mendohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe trupi pa jetë i 62 vjeçarit më iniciale Enver Balla është gjetur në pus, i mbytur.

EMRAT/ Vrau babain dhe trupin ia hodhi në pus, pas 3 javësh e deklaroi

Ndërkohë, djali i viktimës, Esmerald Balla ka bërë sot një denoncim në polici për largimin e babait nga banesa në drejtim të paditur që nga data 13 gusht.   

Shkak sipas tij ishin kursimet e djalit vrasës, të cilat sipas tij i ati ia kishte marrë.

NJOFTIMI I POLICISE 

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.

Poll