Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Burime nga policia bëjnë të ditur se, një kamion dhe një automjet tip "Chevrolet", janë përplasur, duke shkaktuar dëmtime shumë të mëdha.
Mësohet se nga ky aksident, Kosta Nako, shoferi i "Chevrolet" fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip "Chevrolet".
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.







