AKTUALITET /

EMRI/ E denoncuan striptistet për trafikim, Gjykata jep vendimin për pronarin e "Club Shqiponja”

Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë

Shkruar nga M.H

EMRI/ E denoncuan striptistet për trafikim, Gjykata jep vendimin për

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 47-vjeçarin Dodë Rica, pronar i rrjetit të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë, “Strip Club Shqiponja”, i cili u arrestua nga policia shqiptare më 22 gusht.

47-vjeçari me origjinë nga Mirdita figuron banues në Tiranë, teksa akuzohet për “trafikim të njerëzve në Kosovë”.

Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë.

Këto denoncime akuzojnë Ricën për trafikim të qenieve njerëzore dhe për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për t’i punësuar në klubet e tij.

Menjëherë pas denoncimeve autoritetet e Kosovës njoftuan për lokalizimin dhe arrestimin e 47-vjeçarit.

Ndërkaq Gjykata e Durrësit e cilësoi ditën e djeshme procedurën e ndalimit të tij si të ligjshme, ku po procedohet për veprën penale të “Trafikimit të njerëzve,” sipas Kodit Penal të Kosovës.

Njëkohësisht shpalli veten jokompetente për këtë çështje dhe vendosi që aktet të dërgohen në Gjykatën e Tiranës, e cila është kompetente për gjykimin e rastit me qëllim esktradimi.

Gjykata e Prishtinës kishte caktuar më pare për Dodë Ricën masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Me një vendim të veçantë, Gjykata urdhëroi Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, që të sigurojë shoqërimin e Ricës në varrimin e nënës së tij në varrezat e Kombinatit, Tiranë./ Versus.al

Tags:

dode rica

Poll