AKTUALITET /

EMRI/ E zunë gurët poshtë, plagoset shoferi i skrepit

Shkruar nga Versus

EMRI/ E zunë gurët poshtë, plagoset shoferi i skrepit

Paditen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në një gurore në zonën e Borshit.

Gjatë punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.

43-vjeçari mori plagë të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Raportohet se i plagosuri ka pësuar politrauma në gjymtyrët e poshtme, deri në humbjen e një gjymtyre.

Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit fillestar në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.

Poll