AKTUALITET /

EMRI/ I arrestuar për kontrabandë nafte, në pranga me Jurgis Çyrbja dhe kunati i vëllait të ish-deputetit

Masha nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare pasi në vitin 2013 është arrestuar për kontrabandë nafte në saj të një operacioni të koduar “Dallga”

Shkruar nga Versus

EMRI/ I arrestuar për kontrabandë nafte, në pranga me Jurgis

I njohur ndryshe dhe si “Meçe”, Ahmet Masha është personi i dytë i arrestuar bashkë me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrben me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Masha i cili është dhe kunati i vëllait të ish-deputetit nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare pasi në vitin 2013 është arrestuar për kontrabandë nafte në saj të një operacioni të koduar “Dallga”,  ku u sekuestruan gjithashtu 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra nafte dhe 110 arka me vere. 

Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, kryente kontrabandën e naftës me anijen në pronësi të babait të tij, “Rovato”.

Arrestimi i ish-deputetit, Jurgis Çyrbja u bë mbrëmjen e sotme në Durrës teksa ai po udhëtonte bashkë me shoferin e tij. Një njoftimin e saj SPAK bëri të ditur se mbi Çyrben rëndojnë tre akuza të rënda si : “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,  “Përkrahja e autorit të krimit”, “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. / Versus.al

Poll