AKTUALITET /

EMRI/ Ishte zhdukur prej dy ditësh nga shtëpia, 58-vjeçari nga Kuçova gjendet i vdekur brenda një guve

Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Ishte zhdukur  prej dy ditësh nga shtëpia,  58-vjeçari

Një 58-vjeçar i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja prej disa ditësh, u gjet i vdekur brenda një guve në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës.

Policia nisi kërkimet pas alarmit të familjarëve të viktimës i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqëndruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë,ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë.

Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës.

Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nështrohet autpsisë mjeko-ligjore.

Poll