AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarri përfshin dy anët e autostradës Fier-Vlorë, tymi vështirëson qarkullimin e automjeteve

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në zonë janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zjarri përfshin dy anët e autostradës Fier-Vlorë,

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier–Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 2 kilometrash në anë të rrugës dhe duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë, duke e bërë kalimin në këtë segment të vështirë dhe potencialisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në zonë janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në automjete, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes maksimal, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë deri në normalizimin e situatës./Versus.al

 

Poll