AKTUALITET /

(EMRI) Kreu veprime të turpshme ndaj dy të miturave në park, pranga 56-vjeçarit në Korçë

Vajzat kanë qenë të moshave 7 dhe 8 vjeç, dhe gjendeshin në park duke luajtur me njëra-tjetrën në mopmëntin që i moshuari u është afruar

Shkruar nga M.H
(EMRI) Kreu veprime të turpshme ndaj dy të miturave në park,
Foto ilustruese nga një marshim i bërë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lulishte pranë Shën Mërisë në Korçë, ku një 56-vjeçar i identifikuar si Nesti Zhobro është arrestuar nga policia, pasi ka kryer veprime të turpshme me dy të mitura.

Vajzat e moshave 7 dhe 8 vjeç gjendeshin në park duke luajtur me njëra-tjetrën në momentin, kur i moshuari u është afruar.

56-vjeçari u ka shkuar pranë duke mos pretenduar qëllim të keq, por nga dëshmitë e të miturave është mësuar se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas informacioneve, për Nesti Zhobron ky nuk është rasti i parë që ka kryer këto veprime, pasi është denoncur edhe më parë për veprën penale në fjalë.

Policia e arrestoi 56-vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy të miturave, ndërsa pritet të dalë para gjykatës për tu njohur në vijim me masën e sigurisë.

Gjatë seancës pritet të dalin në pah edhe detaje të tjera lidhur me hetimin dhe pretendimet e prokurorisë në lidhje me rastin në fjalë, apo edhe raste të mëparshme./ Versus.al 

Poll