
Ermal Onuzi është emëruar kreu i ri i Gardës së Republikës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së Gramoz Sakos që mbajti më parë këtë post.
Zgjedhja e Onuzit u bë më një konkurs me 6 pjesëmarrës që kandidonin për këtë post, përfshirë këtu edhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Emrat e kandidatëve ishin konkretisht: Artan Didi, Dritan Osmani, Krenar Carcani, Klajdi Hajredinaj, Ermal Onuzi dhe Jona Lamko.
Pas një procesi të gjatë intervistash dhe vlerësimesh, Ermal Onuzi arriti të fitojë postin për të qenë udhëheqës i Gardës së Rebublikës së Shqipërisë.
Onuzi ka punuar më parë në një kompani konçesionare dhe ka patur një rol të rëndësishëm në çështjet e sigurisë./ Versus.al







