AKTUALITET /

Çfarë po ndodh në Tiranë? 39-vjeçari grabitet me dhunë në mes të rrugës 

Sipas uniformave blu dy persona i kanë vjedhur me dhunë një 39 vjeçari protofolin me shumë 1170 euro.

Shkruar nga B.SH
Çfarë po ndodh në Tiranë? 39-vjeçari grabitet me
Foto ilustruese

Pas rastit të raportuar tek ‘Rruga e Elbasanit’ ku dy të rinj grabitën një grua është regjistruar një tjetër rast në rrugën ‘Xhanfezo Keko’.

Sipas uniformave blu dy persona i kanë vjedhur me dhunë një 39 vjeçari protofolin me shumë 1170 euro.

Në pranga ka ra një nga autorët ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, të cilët akuzohen për grabitje me dhunë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wallet” është vënë në pranga shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, shtetasit E. H.


Sipas bluve të kryeqytetit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10 Gusht në rrugën “Xhanfize Keko”, i kanë vjedhur me dhunë portolfolin me shumën 1170 euro, një 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Versus.al


 

 

Poll