
Banorët e rrugës “Vangjel Noti” pranë Unazës së Madhe dhe biznese të zonës ankohen se janë përmbytur sot si pasojë e çarjes së tubacionit të ujit të pijshëm.
Në denoncimin e tyre, banorët hedhin dyshime se dëmtimi i tubacionit mund të lidhet me punimet e kryera në zonën e Unazës së Madhe.
Në vendngjarje ka ardhur dhe policia ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.

